Ish - reprezentuesja e Maqedonisë së Veriut, Meri Giçeva, edhe pse është 38-vjeçare, vazhdon me formën e madhe të saj.
“Lojtarja nga Prilepi, në pjesën e dytë të sezonit u transferua nga Gjevgjelia te Ferizaj, duke e ndihmuar me tetë gola ekipin drejt fitores në derbin e qytetit ndaj Kastriotit.
Ferizaj e mposhti rivalin e qytetit me rezultat 29:21, pra më lehtë se sa pritej dhe bëri një hap të madh në tabelë.
Në skuadrën ferizajase paraqitet edhe ish-portierja i SC Metal GP, Veselinka Trenoska, e cila është edhe njëra ndër lojtaret kryesore në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Ferizajt ka 25 pikë, po aq pikë ka edhe Vushtrria, ndërsa lideri aktual Istogu ka 32 sosh”, ka shkruar mes të tjera mediumi maaqedon “24rakomet”.