Turpi e mbuloi hendbollin!
Shtatë lojtarë të Trepçës së Mitrovicës gjenden në emergjencë.
“Na sulmuan publiku vushtrrias.
Nuk e di si shpëtuam.
Shtatë lojtarë i kemi në emergjencë në Mitrovicë, duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, bëjnë të ditur nga tabori i Trepçës.
Ndeshja është ndërprerë pas rrahjes masive, faktikisht janë sulmuar lojtarët mitrovicas.
“Jemi sulmuar, kjo është e rëndë”, - tha një zyrtar brenda klubit mitrovicas për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 34 e 42 sekonda. Trepça po udhëhiqte 21:17.