Të gjithë e panë turpin e madh që ndodhi mbrëmë në palestrën e sportit në Vushtrri.
Rrahja masive mes lojtarëve dhe në fushë u panë që u futen edhe disa tifozë.
Si e arsyeton KH Vushtrria dhunën?
“Ndërpritet ndeshja.
Përfundon ndeshja kundër Trepçës për arsye se rreth minutës së 34 të ndeshjes nga provokimet e vazhdueshme të lojtarëve mysafir, ndeshja eskaloi deri në sulme fizike të lojtarëve mysafir.
Policia zbrazi tribunat dhe kushtet ishin optimale për ndeshje, por ekipi kundërshtar nuk pranoi të vazhdoj
ndeshjen pavarësisht kërkesës se zyrtareve të federatës.
Presim një vendim nga Federata dhe të vazhdojmë para ne ndeshjet në vazhdim.
Falënderojmë tifozët për pjesëmarrjen dhe nuk ka provokim që na ndal dashurinë për këtë ekip.
Bashkë përpara!”, thuhet në reagimin e KH Vushtrrisë.