Sa më shpejt të futet ligji në Kosovë, për tifozin që futet në fushën e lojës, minimumi tre vjet burgim!
Sa më shpejt aq më mirë sepse kjo është rruga e vetme për t’u ndalur huliganët në futboll, basketboll, hendboll, volejboll e në secilin sport të Kosovës!
Sa më shpejt të veprohet, pamëshirë ndaj të gjithë atyre që shkaktojnë dhunë.
E pat mbrëmë se si disa tifozë futen në fushë dhe godasin hendbollistët e Trepçës gjatë rrahjes masive me lojtarët e Vushtrrisë.
Sa më shpejt të futet ligji, tre vjet burgim për ata tifozë që futen në fushën e lojës.
Jo me kaq, edhe ata që shkaktojnë trazira në tribuna, të kapen e të burgosen.
Kështu ndalet dhuna një herë e përgjithmonë!