Mali i Zi po përgatitet për ballafaqimin me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinës, në ndeshjet për Kampionatin Evropian në hendboll.
Portieri malazez, Nebojsha Simiq, beson e shpreson në fitoren e kombëtares së tij në dy sfidat e radhës.
“Nëse e fitojmë Kosovën, sigurisht që do ta shihja po aq të rëndësishme ndeshjen me Bosnjën dhe Hercegovinën, për faktin se atë ndeshje po e luajmë në Moraça para publikut tonë dhe nuk duam t'i japim pikë askujt”, tha Simiq, transmeton mediumi malazez “Vijesti”.
Sllovenia është e para me 8 pikë në grupin kualifikues, e ndjekur nga Mali i Zi me 4, Bosnja 4 dhe Kosova 0.
Mali i Zi e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 29:20 ndaj Kosovës në Podgoricë.
Të enjten në orën 20:15 do të luhet sfida tjetër në Prishtinë.
“Sinqerisht, Kosova është afër kualitetit të Rumanisë, e cila e ka befasuar më herët, dhe aktualisht jemi ne një nivel mbi ta”, tha Simiç.
Malit Zi sot iu bashkuan Branko Vujoviq dhe Stefan Çavor, ndërsa malazezët nesër nisen për në Prishtinë.