Ndeshja e javës së 5-të të grupit 7 kualifikues për Kampionatin Evropian të hendbollit (meshkujt) ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe Malit të Zi, do të luhet sonte në orën 20:15 në Prishtinë, nuk do të transmetohet në televizionin malazez.
Cila është arsyeja?
“Radiotelevizioni i Malit të Zi kanë deklaruar se kanë dashur që të blejnë të drejtat televizive për këtë ndeshje, por ‘Arena Sport’, e cila është pronare e tyre, kërkon shumë para.
TVCG kishte planifikuar transmetimin e ndeshjes Kosovë – Mali i Zi në kuadër të javës së 5-të të kualifikimeve të grupit 7 për Kampionatin Evropian, mirëpo pronar i të drejtave televizive për këtë ndeshje, si dhe i gjithë ciklit të kualifikimeve në nivel rajonal është ‘Arena Sport’, me të cilin kontaktuam për blerjen e të drejtave televizive, jo vetëm për ndeshjen e sotme, por edhe për të gjitha ndeshjet e mëparshme jashtë fushe të kombëtares së Malit të Zi.
Çmimi i ofruar nga pronari i të drejtave televizive për të transmetuar ndeshjen e mbrëmjes së sotme ishte realisht i lartë, shumë herë më i lartë se çmimi i tregut.
Kjo nuk është hera e parë që RTCG përballet me një qasje të tillë nga televizionet rajonale (sidomos kur bëhet fjalë për ndeshjet e kombëtares malazeze), të cilat kanë blerë garat më të rëndësishme kombëtare dhe duan të shesin të drejtat televizive në kushte që tejkalojnë mundësitë financiare të Shërbimit Publik”, thuhet në përgjigjen e redaktorit të programit sportiv TVCG, Dragisha Dediq për mediumin malazez “Vijesti”.
Mediumi malazez ankohet për diçka tjetër. “Është interesante se ‘Arena Sport’ ka lejuar Radio Televizionin e Kosovës që ta transmetojë ndeshjen, por vetëm në territorin e saj”, shkruam më tej.
Cili është problemi?
“Problemi është se televizioni, i cili është në pronësi të Telekom Serbisë, nuk dëshiron t'i transmetojë ndeshjet e Kosovës në kanalet e saj, prandaj shikuesit në Mal të Zi do të mund ta ndjekin ndeshjen vetëm përmes platformës së Federatës Evropiane të Hendbollit – EHFTV”, shkruan me tej.