Pas një udhëtimi të gjatë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll të shtunën pasdite ka arritur në Velenje të Sllovenisë.
Në orët e mbrëmjes Kombëtarja jonë ka zhvilluar stërvitje në palestrën ku të dielën është ndeshja Slloveni – Kosovë.
"Ndeshja luhet prej orës 18:00 dhe është e fundit e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.
Hendbollistët dhe shtabi teknik janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën në ndeshjen e vështirë me sllovenët, që më herët kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Selektori Bujar Qerimi llogarit në të gjithë lojtarët që i kishte në dispozicion në ndeshjen e së enjtes ndaj Malit të Zi.
Në Prishtinë,
Kombëtarja jonë kishte shfaqur ndeshje të mirë ndaj Sllovenisë, që fitoren e kishte siguruar vetëm në minutat e fundit.
Shpresat janë të mëdha për një paraqitje tjetër pozitive, për të konfirmuar rritjen e vazhdueshme të Kombëtares sonë", shkruan në faqen e FHK-së.