Spektakël hendbolli na pret të shtunën e të dielën.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë zhvillohet turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll.
E shtuna do të jetë e mbushur me katër ndeshjet gjysmëfinale.
Ndeshja e parë është prej orës 13:00, ndërsa e fundit prej orës 19:00.
Skuadrat kanë pasur kohë të mjaftueshme që të përgatiten për Final4 të Kupës.
Trofetë e çmuar të Kupës i synojnë tetë skuadrat pjesëmarrëse, ndërsa priten ndeshje të forta dhe interesante.
Me turneun final të Kupës hyjmë në fazën përfundimtare të garave.
Gara finale për trofe dhe për primat në hendbollin kosovar do të jetë më emocionale me tifozët në palestra.