Trepça është gati për sfidën me rivalin e vjetër Prishtinën.
Ballafaqimi i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa mitrovicasit pretendojnë finale.
“Krah për krah dhe për njëri - tjetrin.
Për qytetin, për shikuesit, për ‘Torcidën’.
Nesër mbrëma në Prishtinë, me synim finalen e parë pas shumë vjetësh.
Përpara minatorë!
Përpara Trepça jonë”, shkruan në faqen e KH Trepçës.
Prishtina është mobilizuar në anën tjetër dhe kërkon finalen e madhe.