Hendbollistet e Istogut mobilizohen kundër Ferizajt.
Kampionet në fuqi do të ndeshen me Ferizajn e papërshtatshëm, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja zhvillohet nesër në orën 17.00.
Istogu kërkon kujdes të shtuar për faktin se Ferizaj është si një “mace e zezë” për ta.
“Istogu - Ferizaj nesër në Prishtinë nga ora 17:00.
Istogu nesër zhvillon gjysmëfinalën e Kupës së Kosovës kundër Ferizajt.
Final4 i sivjetshëm organizohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
KHF Istogu ka siguruar autobusin për tifoz, nisja për tifoz bëhet në mënyrë të organizuar në ora 15:00 të Palestra e Qytetit në Istog”, njofton KHF Istogu.