Vushtrria është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll.
Vashat vushtrriase demoluan me lojë e rezultat 28:18 Prishtinën.
Ndeshja u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Vushtrria e pret në finale fituesin e takimit Istogu - Ferizaj.