Faruk Shala është qethur para ndeshjes finale të ekipit të tij, Istogu, që sot në orën 18.00 do të luajë me Vushtrrinë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Pasi nuk e nënqethi Zherka Shala nënqethet vet!
Kryetrajneri Verim Zherka me Ferizajn pësuan humbje me rezultat 31:24 nga Istogu, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).
Zherka dështoi në misionin e tij që të futet në finale dhe kryetrajneri i Istogut, Shala, pasi arriti qëllimin e tij, që ishte ëndërr e tij që të mposht Zherkën, shkoi që të qethet dhe të jetë ashtu si i ka hije si trajneri më i mirë në vend.
"Shala po e shijon fitoren dhe e konsideron si më të madhe në karrierën e tij si trajner, pasi që e ka mundur Verim Zherkln me ekip, kjo e ka bindur Shalën se është trajneri më i mirë në vend dhe më i mirë se Zherka.
Madje e ka shënuar si ditë që do të kujtojë gjithmonë pikërisht 6 maji që e simbolizon edhe ditën e Shëngjergjit", tha një. burim i afër me Faruk Shalën.