Trepça e Mitrovicës është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Mitrovicasit shënuan fitore me penallti me rezultat 8:7, pasi që takimi në kohën e rregullt ka përfunduar baras (32:32) ndaj Besa Famgas e Pejës, në finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ka kohë që nuk është pa një finale aq dramatike, veçmas gjatë kryerjes së penaltive!
Pjesa e parë me rivalitet dhe mbyllet me një gol epërsi (17:16) për Besën.
Edhe pjesa e dytë dinamike dhe rezultati 21:20 në minutën e 38-të për Besën.
Trepça gjithnjë i shkaktonte presion kampionit në fuqi.
Në minutën e 55-të, Besa shkëputet në epërsi me tre gola (29:26), por mitrovicasit e ngushtuan atë në 29:27 dhe e barazuan në 29:29 në minutën e 57-të.
Nëntë sekonda e fundit, Trepça kaloi në epërsi nga penalltia me 31:32 por menjëherë e barazuan pejanët me një penallti 32:32.
Me penallti Trepça më e suksesshme.
Trepça e traditës, që drejtohet nga mjeshtri Taib Kabashi, pas 21 viteve rikthejnë trofeun në Mitrovicë.