Taib Kabashi e ka dëshmuar sonte se është trajner i madh.
Sonte ka treguar se kudo që shkon është trajner i finaleve por kësaj radhe me Trepçën e Mitrovicës e fitoi trofeun e çmueshëm - Kupën e Kosovës.
Ka kohë që Trepça e traditës e kishte humbur shkëlqimin por rikthimi i Kabashit pas shumë viteve nga Prishtina, e ktheu buzëqeshjen në qytetin e ”minatorëve”, në qytetin që jeton me sportin, në qytetin që ka traditë hendbollin.
Taib Kabashi me zemër të madhe!
Taib Kabashi - largpamës dhe me taktikën e tij, shumë herë i ka lënë rivalët në pozicionin mat siç i ndodhi sonte Besa Famgas të Pejës.
Trepça luftoi me mish e më shpirt, finalja përfundoi baras (32:32) por me penallti ngadhënjeu me rezultat 8:7.
Ata që dyshonin në Kabashin e madh, sonte u bindën se kush është ai.
U bindën në punën e madhe të Kabashit.
Nuk thonë koti se mësuesi i mirë nxjerrë nxënës të shkëlqyeshëm, kështu është edhe me Kabashin, ku ndërtoi një ekip për lakmi dhe e theu dominimin e pejanëve në garat e Kupës.
Kabashi i përlotur nga emocione dhe ballëlart, iu tregoi komunitetit të hendbollit, se veç me punë arrihen rezultatet dhe trofetë! Iu tregoi komunitetit të hendbollit, disa që nuk e shikonin me sy të mirë dhe nuk e doni as afër vetes si trajner i harxhuar, se kush është Taib Kabashi.
Iu tregoi vlerat e tij. Iu tregoi se me sakrificë arrihen të gjitha.
Iu tregoi se edhe atëherë kur nuk e priste askush, Kabashi e arrin qëllimin.
Ky është Taib Kabashi që nuk njeh gjë tjetër përveç finaleve dhe sonte e përqafoi Kupën.
Kabashi ka lindur për finale por edhe për t’i fituar sepse hendbollin e do me zemër dhe është në gjendje edhe të flijohet për këtë sport që gjithmonë i dhuroi emocione.
Kupa më e ëmbël në karrierë për faktin se disa mendonin se mbaroi puna e Kabashit me rikthimin në Mitrovicë. Kabashi iu tregoi se është ai ujku i vjetër dhe pa të nuk ka edhe rivalitetin hendbolli i Kosovës.
Trofeun ia solli qytetit. I qan zemra për Mitrovicën, që e kaloi periudhën më të mirë si fëmijë, si hendbollist e tani si trajner po i jep krenarinë e kësaj loje atraktive,