Skuadra e Istogut është gati për sfidën e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.
Vashat e Istogut takohen nesër (16.00) me Kastriotin, në ndeshjen që luhet në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Istogu beson se pa telashe do të kualifikohet në finale
“Istogu pasi arriti ta mbajë trofeun e Kupës në qytetin e Istogut duke e fituar atë për herë të pestë të dielën mbrëma në Prishtinë, menjëherë fillon misionin e radhës.
Istogaset nesër takohen me Kastriotin e Ferizajt në kuadër të gjysmëfinales së kampionatit të Kosovës.
Istogu ka pasur ecuri të shkëlqyeshme këtë vit duke e përmbyllur fazën e rregullt me të gjitha ndeshjet e fituara.
Tani pasi triumfoi në Final4 synon edhe titullin e kampionit, të tretin me radhë.
Ndeshja zhvillohet në Pejë pasi që nuk është e mundur të zhvillohet në Istog sepse si pasojë e reshjeve të shiut palestra është e dëmtuar.
Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe sponzorëve tonë, shpresojmë që edhe në ‘Karagaq’ të jeni pranë nesh si çdoherë tjetër”, njofton KHF Istogu.