Skuadra e Istogut është gati për finalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat) dhe e presin fituesin e sfidës së sotme mes Ferizajt dhe Vushtrrisë.
Finalja e parë e play-off-it të Superligës së Kosovës do të zhvillohet në fundjavë.
Lajmi konfirmohet nga KHF Istogu me kryetrajner Faruk Shalën.
Finalja e Superligës së Kosovës luhet të shtunën në Istog
“KHF Istogu të shtunën në Palestrën e Sporteve në Istog zhvillon ndeshjen finale të Superligës së Kosovës në hendboll.
Ditë me parë istogaset fituan Kupën e Kosovës tani synojnë ta mbrojnë edhe titullin e kampionit të Kosovës të tretin me radhë.
Istogu ka pasur ecuri fantastike deri më tani ka fituar të gjitha ndeshjet, e tani më përkrahjen e qytetarëve istogas synon të mbrojë titullin kampion në qytetin tonë.
Prandaj, ju ftojmë të gjithëve që të shtunën të jeni në Palestrën e qytetit në Istog, ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 ndërsa për kundërshtar do të kemi fituesin e ndeshjes së sotme KHF Ferizaj vs KHF Vushtrria.
Të shtunën ju mirëpresim në Istog për të përkrahur skuadrën e qytetit drejt titullit të radhës.
Shihemi të shtunën në 20:00!”, njofton KHF Istogu.