Jo të shtunën por të premten do të luhet finalja e parë e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), Istogu - Vushtrria.
Cila është arsyeja që Istogu ka ndryshuar terminin brenda orëve?
“Finalja e madhe Istogu - Vushtrria të premten në Istog.
Të nderuar istogas ndeshja finale e Superligës së Kosovës zhvillohet të premten nga ora 20:00, ndeshja finale ishte paralajmëruar të zhvillohet të shtunën mirëpo për shkak që edhe ndeshja finale e meshkujve Besa - Trepça zhvillohet të shtunën nga ora 19:30 është vendosur që ndeshjet finale të mos zhvillohen në të njejtën ditë.
Juve istogas ju mirëpresim në Palestren e Sporteve të Qytetit në Istog”, njofton KHF Istogu.