Besa Famgas ka shënuar fitore me rezultat 30:27 (14:12) ndaj Trepçës, në finalen e parë të play-oiff-it të Superligës së Kosovës në hendboll.
Pejanët treguan lojë më të mirë veçmas në finish të takimit ishin me të përqendruar.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 14:12 në të mirë të Besës.
Në pjesën e dytë një Trepçë e frikshme.
Mitrovicasit ngushtojnë rezultatin në 21:20, 22:21 në minutën e 45-të. por nga kjo minutë pejanët mobilizohen dhe rrisin epërsinë në tre gola, pastaj edhe në katër 29:25 (në minutën e 55-të).
Në minutën e 58-të, rezultati ngushtohet në 29:27 dhe përfundoi me 30:27 në favor të pejanëve.
Hendbollisti Nikolla Prçe me 8 gola, Arbios Mushkolaj 7 janë më efikasit të Besa dhe Deniz Terziqi me 8 gola, Lulzim Shabani 6 e Sali Maxhera me 5 gola më efikasit të Trepça.
Besa avancon me 1:0 në seri të fitoreve.
Finalja e dytë luhet të enjten në Mitrovicë.