E enjtja (20.00) pritet të jetë shumë e nxehtë në palestrën e sportit "MInatori" në Mitrovicë mes Trepçës së Mitrovicës dhe Besa Famgas nga Peja, në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Besa Famgas është e bindur se titulli do të shkojë në qytetin e Pejës të enjten që po vjen.
Sipas tyre, kanë cilësi, kanë ekip më të mirë, janë më të organizuar se sa mitrovicasit.
Pejanët e kanë fituar finalen e parë me rezultat 30:27 ndaj Trepçës.
Mitrovicasit pas trofeut të Kupës besojnë e shpresojnë se do fitojnë edhe titullin ani pse e kanë humb takimin e parë.
Një zyrtar i Besa Famgas, që nuk do t’i përmendet emri, thotë se a e dini se Besa që mbi dy dekada është dominuese bindshëm në hendbollin e Kosovës.
“Trajnerit Taib Kabashit të Trepçës një herë i ka ra bingo dhe e ka fituar me fat Kupën e Kosovës.
Ku është Trepça qe 20 vite?
Kabashi veç mundet me ëndërruar titullin por kurrë nuk do ta fitojë sa të është Besa në skenë!”
Këtë fat nuk e ka në finale të play- off-it.
Trepça le ta merr krejt ‘Torcidën’, Mitrovicën, Kosovën, do ta mundim.
Humbjen e ka të garantuar.
Nuk i frikësohemi Trepçës por ne shkojmë në Mitrovicë që t’i demolojmë, t’i tregojmë ‘Torcidës” se kush jemi ne”, tha një zyrtar i Besës.