Talentja e madhe e hendbollit të Kosovës, Klea Ajvazi, tash e tutje do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit shqiptar Çairi, që garon në elitën e hendbollit të Maqedonisë së Veriut.
Klea për një periudhë është paraqitur për ekipin e Prishtinës, ndërsa tani synon që të jap më të mirën për Çairin.
Kjo do të jetë një sprovë e radhës për Klean, por kësaj radhe në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
“Puna e mirë me kategoritë e reja, aspiratat e klubit në kampionatin vendor dhe në garat e Europës, përkushtimi dhe profesionalizmi i klubi Çair janë arsyet kryesore për të cilat kam vendos që karrierën time profesionale si hendbolliste tua besoj atyre.
Premtoj të rrisë nivelin e lojës dhe me punë dhe përkushtim ta prezantoj hendbollin e Kosovës edhe në garat Europiane.
Shpresoj të vazhdoj me karrierën time të ritëm dhe përparoj duke prezantuar hendbollin e Kosovës edhe jashtë vendit tonë”, thotë Ajvazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.