Finalja e dytë e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), mes Trepçës së Mitrovicës dhe Besa Famgas, pritet me padurim.
Merret vesh se mbretëron një interesim i madh për finalen e të enjtes së 25 majit, në orën 20.15.
Tifozët “Torcida” konfirmojnë praninë në finalen e madhe në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në përkrahje të skuadrës së zemrës Trepçës.
Finalen e parë e kanë fituar pejanët me rezultat 30:27, ndërsa mitrovicasit përgatiten për hakmarrje dhe të barazohen në seri të fitoreve.
Skuadra me dy fitore ose me një ndeshje të fituar një barazim shpallet kampione.