Vushtrria mbetet pa asnjë trofe në edicionin 2022-2023.
Të dy finalet e play-off-it dhe finalen e Kupës së Kosovës, i humbi nga Istogu.
Arben Parduzi, kryetrajner i klubit të hendbollit Vushtrria, tha se nuk ka qenë edicion i lehtë por i ka pwrgwzuar vashat e tij pwr angazhim.
“Jemi nënkampion dhe finalist të Kupës së Kosovës.
Një vit sakrificë dhe mund i të gjithëve në veçanti i vajzave që dhanë maksimumin që klubi KHF Vushtrria të përfaqësohet në mënyrën më të mirë, tu pas parasysh që shumica e vajzave janë të reja në mosh dhe të gjitha vendore.
Nuk ishte e lehtë duke pas parasysh kushtet në ekip, por puna, angazhimi dhe disiplina bëri që vajzat të japin më të mirën dhe të renditemi në vendin e dytë e që e vlerësojmë si vit i suksesshëm.
Faleminderit të gjithë atyre që në çdo ndeshje ishin prezent e na përkrahen.
Në veçanti falënderojmë, familjarët tanë që ishin mbështetja më e madhe për ne si ekip
Shpresojmë në kushte më të mira në klub. Vazhdojmë: ka shkruar Parduzi.