Besa Famgas e Pejës është i kampioni i ri i Kosovës, pasi që në dy ndeshjet finale të play-off-it e mposhti Trepçën.
Në Pejë me 30:27 dhe në Mitrovicë me 37:30.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, ka përgëzuar KH Besa Famgas-in.
“Besa Famgas vazhdon dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.
Urime KH Besa Famgas për titullin e 10-të rresht të Kampionit të Kosovës të fituar mbrëmë në ndeshjen ndaj KH Trepça (Mitrovicë).
Finalja solli një atmosferë të bukur sportive dhe hendboll cilësor. Përgëzime sportistëve dhe Federata e Hendbollit e Kosovës, për gjithë performancën gjatë këtij edicioni”, uron MKRS.