Trepça e Mitrovicës e ka përmbyllur edicionin në mënyrën më të mirë, duke e fituar Kupën e Kosovës në hendboll.
Mitrovicasit ishin edhe në finale të play-off-it por nuk ia dolën të fitojnë titullin e kampionit të Kosovës, pasi që të dy ndeshjet i humbi nga Besa Famgas e Pejës.
“Në mbyllje të një edicioni shumë të suksesshëm garues është koha të falënderojmë lojtarët dhe shtabin teknik.
I falënderojmë lojtarët që me angazhim shembullor dhe sjelljet sportive e kanë nderuar fanellën e rëndë të Trepçës.
Që na kthyen te trofeu dhe te finalja e plejofit.
Që kontribuan që Trepça të ketë vendin e merituar në hartën sportive të Kosovës.
Kontributi i shtabit teknik është po ashtu i madh.
Mbi të gjitha, skuadra qëndroi e bashkuar kur ishte më së vështiri dhe kjo meriton respekt nga të gjithë.
TREPÇA, familje e madhe”, shkruan në faqen e KH Trepçës,