Disa klubet janë të revoltuar për zgjerimin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Presidenti i KHF Vushtrrisë, Fadil Maxhuni, tha se zgjerimi i ligës e dëmton rëndë hendbollin.
Vushtrria paralajmëron bojkotimin e kampionatit.
Z. Maxhuni, si e komentoni vendimin e Bordit të FHK-së, për zgjerimin e Superligës në 10 ekipe?
“Po luajnë me ne, në bord ka njerëz që nuk kanë klube po vendosin siç po iu vijnë direktivat.
Është shumë i dëmshëm, tri - katër ekipe e fundit veç shkojnë si turizëm nëpër ligë, humbë interesimi edhe lojtaret edhe trajnerët, edhe delegatët e dijnë këtë.
Vushtrria paralajmëron bojkotimin e kampionatit nëse i bashkohen ekipet tjera”, tha Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Vendimi i bordit të FHK-së të kthehet prapa, të shfuqizohet”, tha Maxhuni.
Vushtrria është nënkampione e Kosovës.