Hendbollistja braziliane, Tinara Luna Goncalves, ka vazhduar edhe për një vit me kampionen e Kosovës, Istogu.
Përveç kësaj është edhe trajnere në akademinë e këtij klubi.
“Luna vazhdon me Istogun.
Hendbollistja braziliane Tinara Luna Goncalves ka vazhduar kontratën me Istogun me të cilën në dy vitet e fundit fitoj plotë pesë trofe dy tituj të kampionit dy kupa të Kosovës dhe një Superkupë.
Hendbollistja më e mirë e vitit në Kosovë ka pasur karrierë të suksesshëm më kombëtaren e Brazilit e po ashtu edhe më shumë skuadra nga ky vend dhe disa skuadra evropiane, është e shkolluar si trajnere sipas programit të IHF-it, pos kontratës profesionale si hendbolliste e skuadrës së Istogut ajo do të vazhdoj të jetë njera nga trajnerët e Akademisë së Hendbollit Istogu, detyrë të cilën e ushtron tash e një vit”, njofton KHF Istogu.