Kosova është vend i çudirave!
Në Kosovë ka zbulime të reja!
Ajo që bie në sy Kombëtarja e Kosovës U19 ka dy shefa!
Kështu është.lista në kombëtaren U19
Selektori dhe kryetrajneri!
Agron Shabani është selektor dhe Granit Sahiti është kryetrajner!
Po kë duhet ta dëgjojnë hendbollistet e reja?
Cili është shefi, Shabani apo Sahiti?
Selektori është normale të ketë ndihmësit e tij por jo edhe kryetrajnerin.
Është normale të jetë kryetrajneri me ndihmësit e tij por jo të ketë edhe selektor në të njëjtën kombëtare.
Sikur të ishte selektori dhe trajneri, është gjë normale.
Selektori dhe kryerajneri, kjo është habia!
Është normale që selektori i Kombëtares A të Kosovës që të përcjellë punën në vazhdimësi të kombëtareve të reja, për të pa ndonjë lojtare të talentuar por cila është logjika që edhe ai aty të jetë selektor të U19?
Njëri selektor dhe tjetri kryetrajner, cila është logjika?
Përse është Granti Sahiti aty, për kozmetikë apo për t’iu besuar puna që do të bëjë me të reja?
Përse emërohen selektorët e kategorive të reja?
Selektori i Kombëtares A mund të vëzhgojë punën e kategorive të reja por të njëjtën kohë të jetë në Kombëtaren U19 kur është shef Granit Sahiti, çfarë kuptimi ka kjo?
E habitshme apo jo!