Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të “Final4” të Ligës së Kampionëve për hendbollistë.
Ashtu si pritej, ndeshjet ishin shumë të forta e dramatike.
Në gjysmëfinalen e parë u takuan Magdeburgu dhe Barcelona.
Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.
Kështu finalisti u përcaktua me penallti.
Me rezultatin e përgjithshëm 40:39, në finale kaloi Magdeburgu gjerman.
Gjysmëfinalja e dytë vuri përballë PSG-në dhe Kielcen polake.
Kielce fitoi me rezultat 25:24 dhe kështu siguroi finalen.
Gjysmëfinalet u luajtën në Lanxess Arena në Koeln në praninë e 20 mijë shikuesve.
Sot prej orës 15:15 Barça e PSG-ja takohen për vendin e tretë.
Finalja mes Magdeburgut dhe Kielces luhet prej orës 18:00.