Është mbajtur mbledhja e Këshillit Organizativ të Kampionatit Evropian për hendbolliste që muajin e ardhshëm mbahet në Prishtinë.
Këshillin Organizativ të Evropianit U19 për hendbolliste (Divizioni B ) e udhëheq presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.
Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë të përfshirët që Kosova edhe njëherë të dëshmohet nikoqire shembullore.
Në mbledhjen e Këshillit, Saraçini ka theksuar se FHK-ja vazhdimisht është shquar për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe se kështu duhet të jetë edhe këtë herë.
Më pas janë ndarë detyrat për të gjithë anëtarët e Këshillit.
Kampionati Evropian për hendbollistet U19 mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë.
Tashmë kanë nisur punimet për përgatitjen e sallës ku do të luhen ndeshjet e po ashtu shumë përgatitje të tjera.
Në kryeqendrën tonë do të qëndrojnë delegacione nga shumë vende të Evropës.