Nëntë ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Evropian që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në kryeqendrën tonë.
Evropiani i hendbollit është për Kombëtaret U19 në konkurrencën e femrave.
Disa prej Kombëtareve janë të vendeve që kanë sport e hendboll shumë të zhvilluar.
Rrjedhimisht Prishtina prej 8 deri më 16 korrik do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit kontinental.Në Evropianin e Divizionit B pos Kosovës marrin pjesë edhe Austria, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Sllovakia, Finlanda, Izraeli e Polonia.
Spektaktli i hendbollit do të madhështohet me praninë e shikuesve në tribuna.