Besa Famgas po ballafaqohet me largimin e hendbollistëve.
Pas largimit të lojtarit më të mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, edhe Jon Muqolli largohet nga radhët e kampionit.
Pejanët mbeten pa dy lojtarë të mirë.
“Që nga sot nuk do te jem pjesë e KH Besa Famgas.
Ishte privilegj për mua të luaj për klubin ku u rrita dhe zhvillova karrierën time për plot 12vite, do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falënderues.
Dua t’i falënderoj fillimisht kryesinë e klubit, trajnerëve me të cilët kam punuar, veçanërisht bashkëlojtarëve me të cilët kaluam kohë fantastike së bashku dhe po ashtu të gjithë përkrahësve të KH Besës.
KH Besa Famgas i dëshiroj shumë suksese në vazhdimësi!”, njofton Muqolli.