Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, i bashkohet klubit të Rahovecit.
Gjuka dje ka konfirmuar largimin nga radhët e kampionit, Besa famgas e Pejës.
Rahoveci pas zyrtarizmit të kryetrajnerit të ri Verim Zherka, përforcohet edhe me Gjukën, reprezentues i Kosovës.
“KH Rahoveci nënshkruan me lojtarin më të mirë të hendbollit kosovar. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Egzon Gjuka nga sot është pjesë e KH Rahovecit.
Gjuka është kampion i shumëfishtë i Superligës me Besa Famgasin si dhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës në hendboll.
Përveç tjerash, në dy vitet e fundit rresht është shpallur zyrtarisht lojtari më i mirë në hendbollin e Kosovës”, njofton KH Rahoveci.