Hendbollistja braziliane, Eduarda Amorim, ka vizituar qytetin e Ferizajt dhe është takuar me drejtuesit e klubit ferizajas.
Ajo së fundi është paraqitur për ekipin rumun, CSM Bucureshti.
Kryetari i ferizajasve Xhavit Morina, tha se ishte kënaqësi takimi me të.
“Ishte nder dhe kënaqësi ta prisja për vizitë hendbollisten e shquar, 5-herë kampionen evropiane, kampionen botërore dhe ish-lojtaren më të mirë në botë, Eduarda Amorim – Duda”, - njofton Morina.