Faruk Shala, kryetrajner i kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, klubit të hendbollit Istogu (femrat), tha se “Bota sot” është një oksigjen për hendbollin dhe në përgjithësi sportin.
Shala është trajneri më i mirë në vendin tonë, është kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës dhe anëtar i Bordit të FHK-së, një zë i fuqishëm i komunitetit të këtij sporti.
“Gazeta ‘Bota sot’ ka rol të veçantë ne rrjedhën dhe zhvillimin e sportit në përgjithësi, derisa për disa sporte jo shumë popullore në veçanti, duke aktualizuar të arriturat e federatave sportive, rezultatet e klubeve te tyre dhe atyre reprezentative.
Kjo e bën unike për gazetarinë sportive, një përçues i mirë tek të rinjtë për masovizim të sportit si proces sfidues për një kohë të gjatë për komunitetin sportiv, e përgëzoj për të gjitha të arriturat e deritashme duke uruar vazhdimësi dhe punë të mbarë në të ardhmen”, ka uruar Shala.