Berat Dana, anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka vlerësuar punën dhe rolin e gazetës kombëtare “Bota sot”, në shërbim të hendbollit dhe sportit në përgjithësi kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
Dana ka uruar me përzemërsi 28 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Ai ka uruar që “Bota sot” të vazhdojë me këtë ritëm në promovimin e vlerave të hendbollit dhe sportive.
“Urime gazeta ‘Bota sot’.
Suksese dhe ju prift e mbara”, ka uruar Dana.