Kryetrajneri i KH Trepçës, Taib Kabashi, ka fjalët më të bukura për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll, Kabashi, me të cilën ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për shtetet në zhvillim në vitin 2015, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Përndryshe Kabashi ka qenë ish hendbollist që i takon gjeneratës së artë, gjeneratës së sakrificës dhe ka qenë edhe sponsor në vitet e 90-ta në KH Trepça.
“Urime gazeta më e mirë ‘Bota sot’.
Është gazetë e kombit shqiptar e cila e ka përcjellur gjithmonë sportin.
Për mu është gazeta më e mirë dhe gjithmonë krah i sportistëve tanë, duke avancuar sportin. Kemajl Goca, gazetari më i mirë, që vazhdimisht kontribon për hendbollin.
‘Bota sot’ ka qenë dhe është në zemrën tonë.
Gazeta numër një në Kosovë, gjithmonë afër sportit. Uroj shumë. e shumë vitet të suksesshme”, ka uruar Kabashi.