Asllan Vitaku, prej kontribuesve më të mëdhenj në hendboll dhe në sportin në përgjithësi, tha se gazeta “Bota sot” është e dalluar.
Vitaku çmon punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të gazetës në afirmimin e vlerave kombëtare sportive.
Ai ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime ‘Bota sot’ , jeni vërtetë të dalluar”, ka uruar Vitaku, ish anëtar i KH Trepçës në gjeneratën e artë.