Tashmë është përcaktuar orari i të gjitha ndeshjeve të Evropianit të Divizionit B për hendbollistet deri 19 vjet që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa salla 1 Tetori shërben për stërvitjeve të ekipeve kombëtare.
Finlanda – Britania e Madhe është ndeshja që e hap Kampionatin Evropian.
Kjo ndeshje luhet më 8 korrik prej orës 12:15. Në ditën e parë, që i bie e shtunë, janë katër ndeshje.
Austria e Letonia takohen prej orës 14:30, Polonia e Izraeli prej orës 16:45, ndërsa ndeshja e Kosovës është prej orës 19:30. Përballë vajzave tona, që po ushtrojnë me përkushtim, do të jenë hendbollistet e Sllovakisë.
Më 9 korrik janë dy ndeshje, ndërsa më 10 korrik janë katër ndeshje. 11 korriku është pushim, ndërsa më 12 korrik në program janë dy ndeshje. Më 13 korrik janë ndeshjet e fundit në fazën grupore, katër gjithsej.
Më 15 e 16 korrik janë ndeshjet për plasman përfundimtar, pra edhe për titull të kampionit.