Hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Yllka Shatri, nuk i ndahet Istogut.
Ajo i mbetet besnike kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu.
Klubi i Istogut mburret që ka vazhduar me Shatrin, prej hendbollisteve më të mira në vendin tonë.
“Hendbollistja e Istogut dhe kombëtares së Kosovës Yllka Shatri ka vazhduar kontratën më skuadrën kampione të Kosovës Istogu edhe për një vit.
Hendbollistja e dalur nga akademia e klubit më skuadrën Istogase ka ndërtuar një karrierë të suksesshëm duke fituar të gjitha trofetë e mundshme qoftë më skuadrën e par qoftë më skuadrat e gjeneratave, ndërsa më kombëtaren kosovare është paraqitur më plot suksese në kualifikime për kampionat botëror dhe evropian. Vitin që lamë pas Yllka ishte hendbollistja më e mirë e vijës e zgjedhure në Kosovë.
Këtë vit ashtu si shumica e hendbollistëve të Istogut ka pasur shumë oferta për të ndërruar skuadër megjithatë ka vendosur të qëndroj të skuadra kampione e vendit më të cilën në shtator pritet ta përfaqësojnë Istogun në kupat evropianë për herë të 7-të më radhë.
Yllkës dhe skuadrës sonë i dëshirojmë sezon suksesshme dhe suksese të reja”, njofton KHF Istogu.