Hendbollisti Ardian Osa mbetet besnik klubit të Rahovecit.
Rahovecianët synojnë të gjitha trofetë në edicionin e ri.
“Ardian Osa, pivoti dhe kapiteni i ekipit pas pensionimit të Sadedin Cena (Care), vazhdon me klubin e tij të zemrës
Ardi me shpirtin e tij luftarak ka qenë gjithmonë shembull për ekipin, por edhe shtysa kryesore e shumë performancave tona!
Ai jeton me klubin e Rahovecit dhe bën gjithçka që ka në dorë për të kontribuar që ne të shkruajmë histori në sezonin e ardhshëm, prandaj edhe ka qenë ndoshta ndër vazhdimet më të lehta të kontratave.
Kapiten, ka ardhë koha!”, njofton KH Rahoveci.