Pas ndeshjeve kontrolluese me Bullgarinë U19, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është vendosur në Prishtinë.
Vajzat tona i kanë edhe katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian që të shtunën fillon në Prishtinë. Ndeshja e parë është ndaj Sllovakisë, të shtunën mbrëma.
Shtabi teknik do ta shfrytëzojë maksimalisht kohën e mbetur për ta përgatitur ekipin.
Kosova U19 e luajti ndeshjen e dytë në Bullgari.
Në një ndeshje plotësisht të barabartë, Kosova pësoi me rezultat 24:23.
Të dielën mbrëma, Kosova U19 e Bullgaria U19 kishin barazuar. Ndeshjet kanë shërbyer shumë në prag të Evropianit.
Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë, ndërsa vajzat me maturi e presin fillimin e Kampionatit Evropian.