Klubi i hendbollit Trepça e Mitrovicës ndahet me dy hendbollistë.
Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të klubit.
“Faleminderit Muhamet e Meriton, Trepça është gjithmonë shtëpia juaj
Qendra Muhamet Dubovci dhe portieri Meriton Lladrovci më nuk janë pjesë e skuadrës sonë. Atyre u ka përfunduar kontrata në fund të edicionit të kaluar.
Bëhet fjalë për dy hendbollistë që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën tonë.
Erdhën në kohën kur klubi kishte kaluar një krizë të madhe dhe dhanë maksimumin për t’u ngritur gradualisht.
Largohen si fitues të Kupës së Kosovës dhe si finalistë të kampionatit.
Me sjelljet e tyre, angazhimin, përkushtimin dhe atë që shfaqën në fushën e lojës, Muhameti e Meritoni do të jenë gjithmonë pjesë e familjes së madhe KH Trepça.
“Minatori” dhe Mitrovica do të jenë gjithmonë shtëpi e tyre.
Më herët karrierën e ka përfunduar Kushtrim Kastrati, tjetër hendbollist nga Drenasi që dha shumë për ne”, njofton KH Trepça.