Rahoveci pas përforcimeve me lojtarë vendorë tanë përforcohet me hendbollistin malazez, Igor Radojeviq,
Rahoveci pretendon të luftojë për titull dhe Kupën e Kosovës.
“Kampioni malazez, Igor Radojeviq zbarkon në Rahovec
Po vazhdojnë përforcimet e klubit për sezonin e ri, me ambiciet më të larta se kurrë!
Beku i djathtë dhe kampioni i Malit të Zi me Llovçen, do të vazhdojë karrierën në Kosovë, me klubin tonë.
Radojevic ka përvojë në garat europiane, ka qenë pjesë e klubeve të shumta, si Constanta në Rumani, CSKA Moska në Rusi, Maccabi në Izrael etj., dhe ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses malazeze, me të cilën ka luajtur edhe në kampionat evropian.
Kjo përvojë do të jetë padyshim jetike për synimet tona”, njofton KH Rahoveci.