Austria e ka fituar duelin vendimtar për vendin e parë në Grupin B të Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste.
Të enjten pasdite në Prishtinë, austriaket fituan ndaj Polonisë me rezultat 30:19.
Kështu Austria në gjysmëfinale kalon prej pozitës së parë në grupin B. I ka fituar tri ndeshjet në grup. Polonia në gjysmëfinale kalon nga pozita e dytë.
Ka dy fitore e një humbje.
Polonia në gjysmëfinale luan me Italinë.