Ndeshja e parë e së enjtes, ajo mes Letonisë dhe Izraelit, ka pasur mysafirë të veçantë e shumë të dashur.
Qindra fëmijë të Qendrës Sociale – Edukative SOS Kopshti dhe të Qendrës Edukative “Bardha” ishin në palestrën e Pallatit të Rinisë për të parë nga afër ndeshjen e Kampionatit Evropian.
Fëmijët janë kënaqur me ndeshjen dhe kanë krijuar atmosferë shumë të bukur e shumë gjallëruese.
FHK-ja i falënderon këto dy institucione për vizitën e bërë dhe fton edhe institucione të tjera që në mënyrë të organizuar të përcjellin ndeshjet e Evropianit për hendbolliste të reja.
Atmosferë të veçantë kanë krijuar edhe ushtarët letonez në kuadër të KFOR-it.