Finlanda e ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian U19 - Divizioni B për hendbolliste.
Ndeshjen për vend të pestë, Finlanda e fitoi 44:29 ndaj Izraelit.
Izraelitet nisën më mirë ndeshjen e së dielës.
Por më pas Finlanda nisi shkëputjen për të fituar bindshëm në fund.
Finlanda përfundon Evropianin në vendin e pestë, ndërsa Izraeli në të gjashtin.