Telashe të mëdha për klubin më të madh në Kosovë në hendboll, Kastriotin e Ferizajt.
Nga ish kryesia e klubi u bë e ditur se xhirollogaria është bllokuar.
Cila është arsyeja e bllokimit të xhirollogarisë bankare?
Kush është sebep që u bllokua xhirollogaria bankare?
A është bllokuar xhirollogaria për 5 mijë euro apo për më shumë mjete financiare?
Kush e kërkon borxhin?
A është borxh apo diçka tjetër?
Është mirë edhe personi që është sepeb i bllokimit të xhirollogarisë bankare, të deklarohet publikisht!
A po zihet diçka edhe nga jashtë?
Nëse dikush do që klubin ta marrë, pse nuk del publikisht të deklarohet?
Nëse kështu do të vazhdojë, Kastriotin e pret fati i basketbollit, shuhet ekipi!