Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur Fisnik Jasharin, kryetarin e ri të klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt).
Klubi me renome ka zgjedhur kryetarin e ri dhe besojnë e shpresojnë se do të organizohen në mënyrën më të mirë për edicionin e ri.
“Mirëprita në zyrën time, kryetarin e ri të KH Kastrioti, Fisnik Jashari, për t'i uruar suksese në drejtimin e klubit e për t'i konfirmuar mbështetjen në synimet për më të mirën për hendbollin ikonik ferizajas”, ka thënë Aliu.
Ish kryetari i klubit, Faton Hasani, ka uruar kryetarin e ri dhe i ofron mbështetje.
“E kam për detyrën që e ka pranuar dhe i kam konfirmuar gatishmërinë tone për ta ndihmuar klubin në cilësinë e sponzorit”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”..