Skuadra shqiptare Çair nga synime të mëdha në edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në hendboll.
Skuadra që udhëhiqet nga trajneri Basri Latifi ka rikthyer në petkun e saj Teodora Dukoska.
Bëhet fjalë për një hendbolliste cilësore dhe që e bën edhe më të fortë skuadrën shqiptare edhe për garat evropiane.
“Një nga lojtaret më premtuese në vend rikthehet në Çair.
Kapitenja e reprezentacionit të Maqedonisë për moshat e reja Teodora Dukoska rikthehet te WHC Çair.
Hendbollistja e cila luan në pozitën e krahut të djathtë Teodora Dukoska vjen nga radhët e kampionit aktual Gjorgje Petrov.
Edhe pse e re në moshë ajo gjatë dy viteve të fundit ka luajtur rregullisht edhe me Reprezentacionin A të Maqedonisë.
Kujtojmë që Teodora ka qenë pjesë e Çairit edhe në të kaluarën, ku ka pasur paraqitje në Superligë dhe në edicionin European EHF CUP.
Kështu që Teodora pritet të jetë vlerë e shtuar në ekipin e Çairit, që këtë sezon do t’i vazhdojë garat evropiane në edicionin European Cup, ku në raundin e dytë do të përballet me kampionët e Holandës, Venlo”, njofton KHF Çairi.