Klubi i hendbollit Çair (femrat) ka filluar përgatitjet për edicionin e ri nën drejtimin e trajnerit Basri Latifi.
Skuadra shqiptare pretendeon të përgatitet maksimalisht dhe të janë gati për turneun në Çeki.
“WHC Çair sot filloi me përgatitjet për sezonin e ri garues 2023/24.
Në stërvitjen e parë morën pjesë të gjithë hendbollistet e mbetur nga viti i kaluar, por edhe lojtarët e reja.
Sipas planit dhe programit të përgatitur, ekipi fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Shkup, me stërvitje të kombinuara në sallë sportive, sallë fitnesi dhe në ambient të hapur.
WHC Çair do të qëndrojë deri më 10 gusht në Shkup, ndërsa më pas do të marrim pjesë në turneun ndërkombëtar në Çeki”, njofton klubi i Çairit.